Basketboll

NESËR STARTON FAZA MË E NXEHTË E STINORIT TË SUPERLIGËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër do të startojë ”play offi” i Superligës së Kosovës në konkurencën e meshkujve me dy përballje mjaftë interesante.

Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Peja stinorin e rregullt e mbylli në vendin e katërt, kurse Sigal Prishtina në vendin e pestë. Gjatë edicionit të rregullt në katër ballafaqime, tri fitore shënuan pejanët, kurse një prishtinasit.

Takimi i dytë do të luhet në Therandë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit hyjnë në këtë seri të motivuar pasi fituan Ligën Unike, ndërsa Bashkimi kërkon rezultate sa më pozitive në këtë edicion. Në garat e rregullta, Ylli përfundoi në vendin e tretë, kurse prizrenasit në vendin e gjashtë. Këto skuadra u ballafaquan katër herë në Superligë dhe një herë për Kupë, ku katër fituan therandasit dhe një herë prizrenasit.

Të dyja ndeshjet transmetohen direkt në Artmotion e si zakonisht, rezultatin pas çdo çereku por edhe raportin final të ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm shqiptar, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Të kujtojmë, se vendi i parë – Ponte Prizreni dhe Rahoveci nga vendi i dytë, janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale të ”play off”-it.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.