Under Header

spot_img

Drilon Hajrizi reagon menjëherë pas akuzave, tregon versionin e tij për ndeshjen e djeshme

spot_img

Pas reagimit të KB Peja, ka ardhur menjëherë edhe kundërpërgjigjja e basketbollistit të Trepçës, Drilon Hajrizi.

Në një deklaratë publike, Hajrizi mohoi se ka ofenduar lojtarët apo klubin pejan, duke theksuar se reagimi i tij ka qenë i drejtuar ndaj një individi të caktuar.

“Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time. Është e vërtetë se e kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por assesi lojtarët e aq më pak klubin”, ka deklaruar ai.

Hajrizi gjithashtu theksoi kontributin e tij të mëhershëm për KB Pejën, duke shtuar se kjo është e njohur për tifozët e vjetër të klubit. Ai akuzoi disa individë se po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga çështje të tjera.

Në reagimin e tij, basketbollisti përmendi edhe një çështje financiare, duke kërkuar që t’i kthehet një shumë prej 15 mijë eurosh, që sipas tij i detyrohet nga e kaluara te Peja.

“Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Reagimi i menjëhershëm i Hajrizi vjen në një moment tensionesh të rritura mes tifozërive të dy klubeve, pas ndeshjeve gjysmëfinale dhe deklaratës publike të Pejës me akuza ndaj lojtarit. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme