BASHKIMI ARRIN FITORE TË MADHE NDAJ YLLIT NË NDESHJEN E PARË TË PLAY OFF-IT
Prishtinë(AsistiOnline) – Që në xhiron e parë të ”play off”-it, ka ardhur befasia me Bashkimin që ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit.
Portokallinjët kanë arritur të mposhtin Yllin në Therandë edhe pse pas vazhdimeve 79-94, pasiqë koha e rregullt e takimit u mbyll baraz (75-75).
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Yllin që e nisi pak më mirë, duke fituar çerekun e parë të takimit 17-15 e prizrenasit u rikthyen furishëm në lojë, duke fituar çerekun e dytë 19-28 dhe shkuan në pushim mes pjesëve me avantazh 36-43.
Pjesa e dytë filloi përsëri më mirë për vendasit nga Theranda, madje shumë më bindëse pasiqë fituan çerekun e tretë thellë 24-12. E perioda e katërt që llogaritet si vendimtare, ishte tepër interesante me Bashkimin që e fitoi 15-20, kjo bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Në pesë minutëshin e vazhdimeve, lojtarët e Bashkimit u treguan shumë më të kujdesshëm dhe më të saktë dhe fituan këtë vazhdim thellë(4-19), duke arritur fitore të madhe në udhëtim te Ylli dhe për të marrë avantazhin e serisë.
Pesë basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte: Obinna Oleka me double-double fantastik (30pk, 15krc), Chris Lutete me 18 pikë, Juljan Hamati e Musab Mala me nga 12 pikë, si dhe Ujkan Karanezi me 10 sosh.
Te Ylli që si duket ndikoi lodhja nga ndeshjet e Ligës Unike, s’mjaftuan për fitore: L.G Gill e Erjon Kastrati me nga 18 pikë, Gëzim Morina me 17 pikë dhe Demetris Morant me 10 pikë.
Bashkimi merr avantazhin e serisë çerekfinale ndaj Yllit 1-0 dhe ndeshja e rradhës luhet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit të martën.
Të kujtojmë se fituesi i kësaj serie, takohet në gjysmëfinale me Rahovecin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.