BASHKIMI I REVANSHOHET PENZËS, BARAZOHET SERIA FINALE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka fituar ndeshjen e dytë finale në Superligën e Femrave ndaj Penzës.
Vashat portokallinje kanë arritur që në mënyrë dramatike të mposhtin Penzën në Pejë 65-70.
Ndeshja ishte shumë interesante dhe dramatike me çerekun e parë që u mbyll baraz 14-14 e në të dytin triumfoi Penza 22-17.
Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Penzën që e thelloi epërsinë deri në 18 pikë në çerekun e tretë, por Bashkimi u këndell dhe deri në fund të kësaj periode u mbyll baraz (22-22). Çereku i fundit i cili ishte vendimtar foli tërësisht në favorin e vashave mysafire që përmbysën ndeshjen, duke e fituar këtë çerek(7-17) dhe siguruan fitore me shumë vlera.
Lojtaret më të dalluara në fitoren e Bashkimit sonte ishin: Aisha Balarabe me 21 pikë, 11 kërcime e 8 asiste, Saranda Daci me 19 pikë e 15 kërcime dhe Jeta Zeka me 12 pikë.
Te Penza s’mjaftuan për fitore: Arbnore Përquku me 14 pikë, Gabrielle Cooper me 14 pikë e Tringa Ukaj me 13 pikë.
Me këtë fitore të Bashkimit, barazohet seria finale e Superligës së Femrave dhe ndeshja e tretë luhet të mërkurën në Prizren.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.