Basketboll

BUNJAKU ME TRIPLE-DOUBLE, YLLI BARAZON SERINË NDAJ BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë çerekfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Bashkimin e Prizrenit.

Therandasit kanë arritur fitore shumë të vlefshme ndaj portokallinjëve me rezultat, 76-89.

Ylli që në start e nisi shumë furishëm ndeshjen, duke i fituar dy periodat e pjesës së parë(15-25, 19-30) dhe shkoi në pushim me avantazh të thellë 34-55.

Në pjesën e dytë, Bashkimi tentoi të rikthehet në lojë duke i fituar dy çerekët e fundit ngushtë(23-16, 19-18), por që ishin të pamjaftueshëm për tu rikthyer në lojë dhe fitorja i takoi Yllit.

Në këtë fitore që e rikthen Yllin në garë u dalluan, L.G Gill me 27 pikë, Valon Bunjaku me triple-double(20pk, 12krc, 11ast), Erjon Kastrati me 19 pikë e Demetris Morant me 14 sosh.

Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore: Musab Mala me 31 pikë, Obinna Oleka me double-double(20pk, 15krc) si dhe Milos Latkovic me 12 pikë.

Me këtë fitore, Ylli barazon serinë çerekfinale të ”play off”-it ndaj Bashkimit dhe ndeshja e tretë zhvillohet në Therandë të enjtën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.