Basketboll

E DYTA RRESHT EDHE MILANO I AFROHET ”FINAL FOUR”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave favorite për titullin e Euroligës sivjet, Olimpia Milano e ka arritur edhe fitoren e dytë të serisë çerekfinale ndaj Bajernit.

Të besuarit e Ettore Messinës arritën që në ndeshjen e dytë rresht të mposhtin Bajernin me rezultat 80-69, për t’ju afruar kalimit në ”final four” të Euroligës që sivjet mbahet në Këln të Gjermanisë.

Kevin Punter me 20 pikë, ishte më i miri në fitoren e milanezëve sonte i ndihmuar edhe nga Sergio Rodriguez me 13 sosh.

Te Bajerni s’mjaftuan për fitore, Wade Baldwin me 23 pikë e James Gist me 11 pikë.

Seria e ndeshjeve mes këtyre skuadrave kalon në 2-0 në të mirë të Milanos dhe tash seria bartet në Bavari të Gjermanisë e Milanos i duhet vetëm një fitore për kalim tutje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.