Basketboll

PEJA MPOSHT PRISHTINËN DHE ARRIN GJYSMËFINALEN E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën në ndeshjen e tretë çerekfinale të Superligës së Kosovës.

Pejanët kanë triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat 100-83 dhe kështu kanë siguruar gjysmëfinalen e ”play off”-it të Ligës, ku do të luajnë ndaj Ponte Prizrenit.

Peja në të katër çerekët e ndeshjes, shënoi saktësisht nga 25 pikë, duke mos e humbur asnjërin prej tyre(25-19, 25-25, 25-23, 25-16) dhe kështu e siguroi një fitore të madhe.

Komplet pesëshja e parë e Pejës realizuan pikë dyshifrore sot: Brandon Walters me double-double(33pk, 16krc, 5ast, 2bllk), Lis Shoshi me double-double(18pk, 10krc), A.J Walton(19pk), LaRon Dendy(13pk), Rron Grapci(11pk).

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Nigel Johnson me 26 pikë e Tevin Mack me 25 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 2-1, Peja kaulifikohet në gjysmëfinale të ”play off”-it të Superligës së Kosovës, atje ku e pret Ponte Prizreni.

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, luhet të dielën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.