Basketboll

MACCABI FITON PËRSËRI, I AFROHET PLAY OFF-IT

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshja hapëse e xhiros së radhës në Euroligë, ndërmjet Maccabi Tel Aviv dhe Gran Canarias ju ka takuar vendasve nga Tel Avivi.

Ekipi izraelit, që momentalisht po drejtohet nga trajneri grek, Sfairopoulos. Ka mposhtur ekipin spanjoll Gran Canaria në një ndeshje të lehtë, kjo për faktin se gjatë tërë takimit e kishte epërsinë dhe pa probleme në fund arriti fitore, 90-55.

Për fitoren e Maccabit sonte u përkujdesën, Alex Tyus me 20 pikë, si dhe Scottie Wilbekin me 12 sosh.

Tek Gran Canaria vetëm një lojtarë arriti pikë dyshifrore, DJ Strawberry 11 sosh.

Pas kësaj fitore, Maccabi renditet në pozitën e 9-të, duke iu afruar Play Off-it në vetëm një pozitë larg. Përderisa Gran Canaria mbetet në pozitën e 14-të pa gjasa për Play Off.

 

Komentet janë të mbyllura.