Basketboll

MAXHUNI MË I MIRI NË FITOREN E PARNUS NË GJYSMËFINALE TË ELITËS ESTONEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edon Maxhuni ka qenë edhe një herë vendimtar në fitoren e skuadrës së Parnus në elitën estoneze.

Në fakt, Parnu luajti duelin e parë gjysmëfinal ndaj Raplës në elitën estoneze dhe e fitoi atë me rezultat tejet të ngushtë 76-69.

Si zakonisht në këtë stinor, Edon Maxhuni ishte më i miri edhe sonte për fitoren me shumë vlera të Parnus si pikëshënuesi më mirë i tërë takimit me 21 pikë, 5 asiste e 1 kërcim.

Kjo fitore i jep Parnus avantazhin e serisë gjysmëfinale ndaj Raplës në 1-0 dhe ndeshja e dytë e serisë zhvillohet në Rapla të shtunën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.