LAKERS FITOJNË PAS TRI DISFATAVE RRESHT
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, LA Lakers e ka fituar ndeshjen e parë, pas tri disfatave të pësuara rresht.
Lakers kanë arritur të mposhtin Denverin edhe pse me tejet vështirësi 93-89.
Anthony Davis me 25 pikë e 7 kërcime, si dhe Alex Carusso me 11 sosh, ishin dy individët që spikatën më së shumti në fitoren e ekipit të drejtuar nga Frank Vogel.
Te Nuggets s’mjaftoi për fitore, Nik Jokic me 32 pikë e Michael Porter me 19 sosh.
Përkundër fitores, Lakers mbeten nën-Denverin në tabelë në pozitën e 5-të me 37 fitore e 28 humbje. Ndërsa, Denveri mbetet i 4-ti me 43 fitore e 22 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=lQd–Uno83Q
Komentet janë të mbyllura.