PRONONCIMET E AKTERËVE TE PEJA, PARA DUELIT VENDIMTAR ME PONTE PRIZRENIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sonte e zhvillon duelin vendimtar ndaj Ponte Prizrenit në gjysmëfinalen e Superligës së Kosovës.
Para kësaj përballje jetike dhe me rëndësi të veçantë për të dyja ekipet, AsistiOnline.com ka kontaktuar me akterët e Pejës, duke i pyetur se sa janë të përgatitur për këtë ndeshje dhe a besojnë në kualifikim.
Trajneri i Pejës, Dragan Radoviq: ‘‘Pasi të gjithë e dinë që kjo lojë është fitore ose shkoni në shtëpi, ne jemi të gatshëm dhe plotësisht të motivuar për këtë ndeshje, kishim shumë pak kohë për të pushuar dhe përgatitur për sot, por kjo është loja e fundit e gjysmëfinaleve dhe ne jemi të gatshëm ta fitojmë dhe të luajmë në finale”, tha tekniku malazez.
I bindur në fitoren e verdhezinjëve u shpreh edhe kapiteni i pejanëve, Dardan Berisha: ”Ne e dimë rëndësinë e këtij dueli dhe besoj që të gjithë lojtarët do të japin maksimumin e ta arrijmë qëllimin që të jemi në finale sepse kemi çfarë të tregojmë deri në fund”, potencoi Berisha.
E njëri prej lojtarëve të huaj te Peja, A.J Walton e përshkroi ndeshjen e sotme me këto fjalë: ”Do të jetë ndeshje e vështirë, pasiqë dihet rëndësia e saj. Por me angazhimin e lojtarëve, besoj që do t’ia dalim, shpresoj dhe besoj që të jemi në finale”, u shpreh ai.
Komentet janë të mbyllura.