MILWAUKEE THELLON SERINË NDAJ MIAMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Shumë më lehtë se që është pritur, Milwaukee Bucks e ka fituar edhe ndeshjen e dytë çerekfinale të ”play off”-it në NBA.
Bucks kanë arritur të mposhtin skuadrën e Miami Heat me rezultat të thellë 132-98.
Giannis Antetokounmpo me 31 pikë e 13 kërcime, si dhe Bryn Forbes me 22 pikë, ishin dy individët më të dalluar në këtë triumf për Bucks.
Te Heat s’mjaftuan për fitore, Dedmon me 19 pikë e Dragic me 18 sosh.
Bucks thellon avantazhin e kësaj serie 2-0, ndërsa skuadra që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=-Q6HcFqw4Fo
Komentet janë të mbyllura.