CILI ISHTE EKIP ME MË SË SHUMTI HERË LOJTARË – MVP, SIVET NË SUPERLIGËN E KOSOVËS?
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që kishin më së shumti lojtarë MVP.�
Njejtë si sezonin e kaluar edhe këtë herë, Ponte Prizreni ishte skuadra me më së shumti çmime të rrëmbyera nga lojtarët e tyre si MVP të javës.
Divine Myles dhe Josh Martin rrembyen këtë çmim nga dy herë teksa një herë më i miri ishte Xavier Cannefax. Për vendin e dytë të barabarta ishin katër skuadra: Peja që pati Brandon Waltersin dy herë dhe nga një herë Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin sa ishte pjesë e tyre në vjeshtë. Vëllaznimi me Christopher Hortmanin dy herë dhe nga një herë Omogbon dhe Council.�
Bashkimi këtu pati dy herë MVP Endrit Hysenagollin teksa nga një herë edhe Olekan dhe Hoehnin kurse edhe tek Trepça pati 4 MVP të javës: Stravos Toutziarakis, Drilon Hajrizi dhe Ivan Koljeviqi në dy raste.
EKIP ME MË SË SHUMTI HERË LOJTAR – MVP�
PONTE, SKUADRA ME MË SË SHUMTI – MVP
- PONTE PRIZRENI 5 HERË
- PEJA 4 HERË
- VËLLAZNIMI 4 HERË
- BASHKIMI 4 HERË
- TREPÇA 4 HERË
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.