Basketboll

REFERI NGA SHQIPËRIA GJYKOI NË FINALEN E PARË TË GJERMANISË, ALBA – BAYERN!

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së djeshme është luajtur ndeshja e parë finale e elitës së basketbollit gjerman mes Albës së Berlinit dhe Bayernit të Mynihut.

Këtë duel e fitoi ngushtë ekipi i Albës 89-86 dhe kështu mori avantazhin e serisë finale në 1-0.
Ajo çfarë ra në sy në këtë duel, ishte gjyqtari shqiptar, Gentian Cici që ishte i nominuar nga Federata e Basketbollit të Gjermanisë për të gjykuar këtë finale të madhe.

Cici për nga rëndësia ishte gjyqtari i dytë i ndeshjes në këtë sfidë, pas Robert Lottermoser i cili gjykon prej vitesh në Euroligë dhe para Carsten Straube i cili nominohet kryesisht në FIBA Champions League.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.