REKORD I GJUAJTJEVE TË LIRA NGA NJË LOJTAR PËR NJË NDESHJE
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e gjuajtjeve të lira për një ndeshje sivjet.
Ylli i Trepçës Drilon Hajrizi dhe Isiah Traylor i Rahovecit e mbajnë rekordin e gjuajtjeve të lira në një duel pasi shënuan 15 penale nga 16 tentime, secili.
Me 30 janar të këtij viti, Driloni e bëri këtë në fanellë të Trepçës ndaj ish skuadrës së tij në vjeshtë, Pejës kurse Traylor qëlloi 15 nga 16 penale ndaj Prishtinës. Traylor e mbanë edhe vendin e tretë dhe atë me rekord perfekt të efikasitetit pasi realizoi të gjitha 14 gjuajtjet e lira kundër Vëllaznimit, me 16 janar. Aj Walton me 14 mars ndaj Rahovecit realizoi 14 nga 16-të për pozitën katër ndërsa i pesti është Sean Hoehn, gjithashtu me saktësi fenomenale prej 100% pasi realizoi 13 nga 13 gjuajtjet kundër Trepçës, me 17 dhjetor.
HAJRIZI MË SË SHUMTI, TRAYLOR MË I PAGABUESHMI
- DRILON HAJRIZI (TRE) 15/16
- ISIAH TRAYLOR (BASH) 15/16
- AJ WALTON (GEY) 14/16
- ISIAH TRAYLOR (LIP) 14/14
- SEAN HOEHN (PPZ) 13/13
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.