Basketboll

PHILADELPHIA PËRMBYS GJITHÇKA DHE MERR AVANTAZHIN E SERISË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Atlantës humbën mundësinë për të kaluar në epërsi në shtëpi kundër Philadelphias, e cila tani është 2-1 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.

Natën midis të premtes dhe të shtunës, Philly festoi në “State Farm Arena” me rezultatin 127: 111 dhe kështu në ndeshjet e ardhshme hynë si ekip më i relaksuar.

Skuadra fituese në kte duel u drejtua nga i zakonshmi,  Joel Embiid i cili shënoi 27 pikë dhe kishte nëntë kërcime dhe tetë asistime.

Në ekipin e Atlantës, Trae Young kishte 28 pikë dhe tetë asistime, ndërsa John Collins shënoi 23 pikë.

Ndeshja e katërt e serisë mes Phillyt dhe Atlantas do të luhet të martë në ora 1:30.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=bcZqaDNj2NE&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.