Basketboll

SUNS NJË HAP LARG FINALES, DOMINUAN PËRSËRI DENVERIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra më në formë aktualisht në ”play off” të NBA-së, Phoenix Suns e ka fituar ndeshjen e tretë rresht të serisë gjysmëfinale perëndimore ndaj Denverit.

Ekipi i Monty Williamsit e ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë rresht, Denverin e kësaj rradhe me rezultatin final 102-116.

Devin Booker me 28 pikë e Chris Paul me 27 sosh, ishin dy individët më të dalluar në kte fitore për Suns.

Ndërsa te Nuggets s’mjaftuan assesi për fitore, Nikolla Jokic me triple-double(32pk, 20krc, 10 ast) e as 21 pikë nga Marcus Morris.

Me këtë fitore, Suns thellon avantazhin e serisë në 3-0 dhe me një fitore eventuale më 14 qershor, kualifikohet në finale të Perëndimit.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=FFjlFhU37hI

Komentet janë të mbyllura.