Basketboll

Publisher Publisher - Basketboll

  • Ballina
  • Emisionet
  • Lajme
  • Superliga
  • Ndërkombëtare
AsistiOnline
  • Ballina
  • Kosova
  • IKONA EDO AZEMI PO PENSIONOHET, PRISHTINA I OFRON NJË POST TË RËNDËSISHËM
KosovaKryetitullLajme

IKONA EDO AZEMI PO PENSIONOHET, PRISHTINA I OFRON NJË POST TË RËNDËSISHËM

nga Asisti Online Përditësimi i fundit 17/06/2021
Share

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni legjendar i KB Prishtinës, Edo Azemi me shumë gjasa sivjet do ti thotë lamtumirë të përhershme basketbollit aktiv.

Njeriu më i suksesshëm në historinë e basketbollit kosovar, Edmond Azemi pritet që sivjet ti japë fund karrierës aktive si lojtar, pas shumë e shumë sukseseve të panumërta.

Është vetë klubi i Prishtinës që nëpërmjet një shkrimi lamtumirës në faqen zyrtare e ka konfirmuar se sivjet, Edo pritet ti japë fund karrierës së madhe basketbollistike që ka.

Pas pensionimit si lojtar aktiv, Prishtina ka paralajmëruar se Edo do të ketë një post të rëndësishëm në klubin të cilit ia kushtoi tërë jetën, ai pritet të emërohet drejtor gjeneral i klubit kryeqytetas.

Në vijim ju sjellim shkrimin e plotë të KB Prishtinës:

FALEMINDERIT KAPITEN, IKONË E KLUBIT, NUMRI 4 I PAPËRSËRITSHËM
Kur lexon fjalët e lartpërmendura e kupton lehtë se për kë bëhet fjalë, madje nuk ka nevojë as t’i përmendet emri.Filloi në moshë të re me ëndrra të mëdha, por as në ëndrrat më të mira nuk do të mund t’a imagjinonte një karrierë më të lavdishme se kjo.

Ishte nga më të hershmit te ekipi i zemrës KB Prishtina në vitin 1999 me një gjeneratë ku kishte emra të njohur në basketbollin tonë si Blerand Stavileci, Florian Miftari, Presidenti i tanishëm i Prishtinës Burim Maraj, Presidenti i FBK Arben Fetahu, Artan Çerkini, Fikret Shatri, Edis Kuraja, Astrit Leti, Florian Rexhepi, Astrit e Vigan Sylejmani e shumë të tjerë.

Pas disa edicioneve të suksesshme, ai shkoi për një gjysmë sezonë në kampionatin shqiptar te ekipi i Valbonës për të ndihmuar ata në garat evropiane, ku ishte njëri ndër lojtarët kryesor.

Rikthehet në Prishtinë për të shkuar që të shpallej kampion në Superligen e Islandës me ekipin KR Basket, ku si zakonisht edhe aty ishte ndër më meritorët sidomos në ndeshjen e fundit me pikë vendimtare.

Përpos Valbonës dhe KR Basket, ai ishte pjesë edhe e MZT Skopje dhe KB Liria nga Shkupi.

Pas karrierës në Evropë e rajon, kthehet në shtëpi për t’i qëndruar besnik ekipit të zemrës e Plisave ku nuk la trofe pa fituar e pa e ngritur në qiellin e kaltër si Prishtina.

Gjatë karrierës së tij ai mbrojti ngjyrat e Kombëtareve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

36 trofetë e fituar e bëjnë të pakrahasueshëm në basketbollin tonë, 12x Superliga të Kosovës, 14x Kupa të Kosovës, 7x Superkupa te Kosovës, 2x Balkan League, 1x Superligën e Islandës.

Ai tani pas pensionimit do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit si Drejtor Gjeneral, ku besojmë fuqishëm se do të vazhdojë të jep kontribut të jashtëzakonshëm në klubin tonë.

Një lider, një kapiten i vërtetë, një ikonë, një legjendë, një i papërsëritshëm, një numër 4, një EDMOND AZEMI .

FALEMINDERIT!!!

#EdmondAzemi
#EDO
#WE?EDO

 

Share FacebookTwitterGoogle+ReddItWhatsAppPinterestEmail
Asisti Online

    Postimi i kaluar

    ZYRTARE: SAMIR ZEKIQI BASKETBOLLISTI MË I RI I TREPÇËS

    Postimi tjetër

    MBYLLET DITA E PARË E EUROBASKETIT TE FEMRAT, SHUMË BEFASI POR EDHE FITORE TË FAVORITEVE

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni Më shumë nga autori
    Kryetitull

    Sonte ndeshja e dytë finale, zhvillohen në “Minatori”-in e zjarrtë

    Kryetitull

    A ka pasur ndërhyrje në vendime për delegime e referëve dhe avancimin e tyre në…

    Kryetitull

    Sa janë referët kualitativë në vendin tonë? flet Bunjaku duke përmendur edhe…

    Kryetitull

    Goçaj flet për komunikimin e gjyqtarëve me akterët e tjerë në fushë (VIDEO)

    i mëparshëm tjetër

    Komentet janë të mbyllura.

    Most Read

    Ndryshimet s’kanë të ndalur, këto ekipe pritet të…

    26/10/2023

    Drilon Hajrizi reagon për herë të parë pas ofendimeve ndaj…

    18/10/2023

    SUPER-EKSKLUZIVE: PEJA ARRIN MARRËVESHJE ME NJËRIN NGA…

    20/06/2022

    Trepça publikon rosterin ndaj Bashkimit

    29/10/2023

    Hajrizi tregon transferin më të mirë te Trepça sivjet, ka…

    10/10/2023

    Kjo është gjendja me të lënduarit te Peja

    18/10/2023

    Rodney Purvis i bashkohet Minchevit te Spartak Pleveni

    06/10/2023

    Ekskluzive: Prishtina përforcohet me Zane Knowles?

    25/10/2023
    i mëparshëm tjetër 1 of 1,360
    © 2025 - AsistiOnline. All Rights Reserved.