Basketboll

DURANT PRITET TË LUAJ PËR SHBA-TË NË LOJËRAT OLIMPIKE!

Prishtinë(AsistiOnine) – Pasi përfundoi një sezon të ngarkuar në NBA, Kevin Durant tash duket se do t’i përkushtohet ekipit kombëtar të SHBA-ve për Lojërat Olimpike.

Ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant pritet të angazhohet në ekipin e USA-së për Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë, sipas Shams Charania.

Durant ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Brooklyn Netsin, duke luajtur në parket 40 minuta me mesatare prej 34.3 pikëve, 9.3 kërcimeve dhe 4.4 asistimeve për ndeshje. Brooklyn eliminoi Bostonin në çerekfinale, por u eliminua në gjysmëfinale nga Milwaukee në ndeshjen e 7-të.

Skuadra e USA-së ngadalë, por me siguri të madhe po e ndërton listën e saj dhe do të jetë një nga më të mirat në historinë moderne të tyre. Para Durantit edhe Bradley Beal, Devin Booker, Damian Lillard, Jayson Tatum dhe Draymond Green, deklaruan se janë në dispozicion për Lojërat Olimpike për shtetin e tyre.

Durant luajti për ekipin kombëtar tre herë dhe fitoi të artën në çdo garë. Me të në skuadër, Skuadra e USA-së e fitoi Kupën e Botës 2010 në Turqi, si dhe Lojërat Olimpike 2012 dhe 2016 në Londër dhe Rio de Janeiro.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.