OLYMPIACOSI TRANSFERON GJIGANTIN FRANCEZ
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe greke, Olimpiakos e ka bërë transferimin e dytë në ekip për edicionin e ri.
Olimpiakosi ka nënshkruajtur kontratë me qendrën e fuqishme franceze, Moustapha Fall për një sezon, duke përfshirë mundësinë e vazhdimit për sezonin 2022-23.
Fall, 29 vjeç, vije te Olimpiakosi pas një sezoni debutues solid në Euroligë, ku luajti me mesatare prej 8.8 pikëve, 5.5 kërcimeve, 1.8 asistimeve dhe 0.9 bllokadave për ndeshje me LDLC ASVEL Lyon-Villeurbanne.
Qendra franceze më parë ka luajtur në Turqi me Turk Telekomin dhe Sakarya dhe Rusi me Lokomotiv Kubanin.
Fall bëhet shtesa e dytë e verës për të kuqtë e Greqisë, pas Thomas Walkup i cili nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me ta.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.