Basketboll

BRAZILI TURPËRON KROACINË ME SHUMË ‘YJE’

Prishtinë(AsistiOnline) – Në kuadër të parakualifikimeve për Olimpiadën 2020, Brazili e ka mposhtur Kroacinë me rezultat të thellë dhe aspak të pritur.

Edhe pse ishin autsajderë para fillimit të duelit, brazilianët me shumë meritë arritën ti mposhtin thellë kroatët, madje duke i turpëruar me shifrat e përgjithshme 94-76.

Rafael Hettsheimer me 20 pikë, Bruno Caboclo me 17, Leonardo Meindl me 14 e Anderson Varejao me 11 sosh, ishin prej basketbollistëve më të dalluar në këtë triumf të madh të Brazilit sonte.

Te Kroacia, Bojan Bogdanovic shënoi 16 pikë e Roko Ukic 13 sosh.

Brazili me këtë triumf e siguroi kualifikimin në Olimpiadë, derisa kroatët do luftojnë me Tunizinë për një vend në gjysmëfinale të këtyre kualifikimeve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.