Basketboll

EKSKLUZIVE: MUSAB MALA NË BISEDIME TË AVANCUARA ME KËTË SKUADËR KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej lojtarëve më të përfolur gjatë kësaj vere në merkaton e basketbollit kosovar ka qenë edhe Musab Mala.

25 vjeçari nga Mitrovica është lidhur me një kalim të mundshëm te Trepça, por që nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e spekulimeve.

Sipas asaj që ka mësuar së fundmi AsistiOnline.com, Mala është në bisedime të avancuara me KB Rahovecin dhe gjërat janë afër konkretizimit e shumë shpejtë mund të ndodhë edhe zyrtarizimi.

Mala në edicionin e fundit u paraqit me Bashkimin e Prizrenit me një mesatare prej, 16.9 pikëve, 4.5 asisteve e 3.6 kërcimeve për ndeshje, duke qenë prej lojtarëve kyçë të ekipit.

Organizatori mitrovicas më parë ka mbrojtur ngjyrat e Vëllaznimit, Boreas, Lipjanit, Trepçës e së fundmi luajti me portokallinjët.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se a do të kompletohet ky transferim i Malës te ‘vreshtarët’.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.