Basketboll

S’MJAFTOI SHKËLQIMI I BOGDANOVICIT, GJERMANIA MPOSHT KROACINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër formës së lartë të Bojan Bogdanovicit, Kroacia s’ka mundur ti bëjë ballë Gjermanisë në gjysmëfinalen e kualifikimeve për Olimpiadë.

Gjermanët arritën të triumfojnë ndaj kroatëve me shifrat e përgjithshme 86-76.

Maodo Lo me 29 pikë e Joshiko Saibou me 13 sosh, ishin dy individët më të dalluar në fitoren e gjermanëve sot.

Te Kroacia s’mjaftuan për fitore, Bojan Bogdanovic me plotë 38 pikë e as Mario Hezonja me 14 pikë të tjera.

Kjo fitore e dërgon Gjermaninë në njërën prej finaleve të kualifikimeve për Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Tokio të Japonisë.

Në Split të Kroacisë, Gjermania në finale luan me Brazilin.

Në duelin mes Serbisë dhe Puerto Ricos, triumfuan serbët 102-84 dhe në finale luajnë ndaj Italisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.