Basketboll

EFESI NUK LEJON BEFASI

Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efesi nuk ka lejuar befasi, në njërën ndër ndeshjet më të ”nxehta” të ditës në Euroligën e Basketbollit europian.

Ekipi i drejtuar nga Ergin Ataman është vënë në vështirësi sonte nga ekipi i Olimpia Milanos, por që në fund ia ka dalur ta fitojë takimin(101-95).

Më mirë takimin e nisi ekipi i Efesit, duke e fituar çerekun e parë ngushtë(24-20), Përderisa në të dytin, Olimpia Milano riktheu  gjithçka në vete(18-33), duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dukshëm.

Por, në pjesën e dytë Efesi riktheu lojën e mirë dhe në saje të saj fitoi çerekun e tretë()32-16, por njëkohësisht riktheu edhe epërsinë. Dhe krejt në fund e fitoi edhe çerekun e fundit, minimalisht(27-26).

Në fitoren e Efesit sonte luajtën rol kyq, Vasilije Micic me 18 pikë, si dhe Krunoslav Simon, Tibor Pleiss e Rodrigue Beaubois me nga 14 sosh.

Tek Olimpia Milano më të mirët ishin, Mike James me 17 pikë, si dhe Nemanja Nedovic me 16 sosh.

Pas kësaj fitore, Efesi ka mësuar kundërshtarin në Play Off, do ta ketë përballë Barcelonën që zë pozitën e 6-të në tabelë. Përderisa Milano me gjasë mund të mbetet jashtë ”Play Off”-it.

 

 

Komentet janë të mbyllura.