GREQIA MPOSHT TURQINË DHE KOMPLETON FINALISTËT E KUALIFIKIMEVE PËR OLIMPIADË
Prishtinë(AsistiOnline)– Greqia është skuadra e fundit finaliste e kualifikimeve për Lojërat Olimpike që zhvillohen sivjet në Tokio të Japonisë.
Hellas kanë triumfuar në gjysmëfinalen e Victorias në Kanada ndaj Turqisë me rezultat të përgjithshm 63-81.
Nick Calathes me 18 pikë e Kostas Slouskas me 15 të tjera, ishin prej individëve më të dalluar në fitoren e grekëve në mesnatë.
Te Turqia s’mjaftuan assesi për fitore, Furkan Korkmaz me 20 pikë e as Alperen Sengun me 12 pikë.
Kjo fitore e dërgon Greqinë në finale të kualifikimeve për Olimpiadë, atje ku do të ndeshet me Çekinë e në rast fitoreje, kualifikohet në Lojëra Olimpike.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.