Basketboll

ITALIA NËNSHTRON SERBINË NË MES TË BEOGRADIT, KUALIFIKOHET NË OLIMPIADË

Prishtinë(AsistiOnline) – Italia e ka shkaktuar një befasi të madhe në kualifikimet e Lojërave Olimpike që sivjet mbahen në Japoni.

”Azzurri” kanë triumfuar në mes të Beogradit ndaj Serbisë me shifrat e përgjithshme 102-95, duke i eliminuar këta të fundit nga gara për Olimpiadë, befasisht.

Në këtë fitore të madhe të italianëve sonte u shquan, Nicolo Mannion me 24 pikë, Achile Polonara me 22 e Simone Fontecchio me 21 sosh.

Te Serbia s’mjaftoi për fitore, Danilo Andjusic me 27 pikë.

Kjo fitore e dërgon Italinë në Olimpiadë për herë të parë që nga viti 2004 e Serbia eliminohet pa arritur ta shijojë Olimpiadën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.