Basketboll

REPUBLIKA ÇEKE MERR BILETËN E FUNDIT PËR TOKIO

Prishtinë(AsistiOnline) – Republika e Cekise e ka marrë biletën e fundit për Lojërat Olimpike në basketboll që mbahen sivjet në Japoni.

Pasi mundi nikoqirët e turneut në gjysmëfinale, Cekia vazhdoi me lojë fantastike edhe në finale, duke arritur ti gëzohet triumfit dhe kualifikimit në Olimpiadë.

“Është e vështirë të shprehësh ndjenjat, sepse për mua të shkoja në Olimpiadë ishte ëndrra ime më e madhe, më e madhe sesa të shkoja në NBA”, tha ylli i çekëve dhe  Chicago Bulls, Tomas Satoransky.

Te fituesit e këtij dueli spikatën, Patrik Auda me 20 pikë, Jan Veseley me 16 e Jaromir Bohacik me 15 sosh.

Te Greqia s’mjaftuan për fitore, Georgios Papagiannis me 14 pikë e as Giannoulis Larentzakis me 12 të tjera.

Ky është edhe një moment historik më shumë për çekët të cilët pasi garuan Kupën e Botës FIBA ​​2019, tash po luajnë edhe në Olimpiadë për herë të parë pas ndarjes së Çekosllovakisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.