Basketboll

PASI MPOSHTËN SERBINË, ITALIANËT PUBLIKOJNË 12-SHEN PËR OLIMPIADË

Prishtinë(AsistiOnline) – Pasi mposhti Serbinë në finale, Italia ka njoftuar për 12shen finale të ekipit me të cilin do të udhëtojë për Tokio.

Italia mundi Serbinë në finale të turneut kualifikues Olimpik në Beograd të dielën, për të kaluar në Lojërat Olimpike të Tokios dhe trajneri Meo Sachetti ka vendosur për skuadrën e tij me 12 lojtarë për Tokion, e cila do të përfshijë yllin e Atlanta Hawks, Danilo Gallinari.

“Azzurri” do të takohen në Romë me 12 korrik dhe do të nisen për në Japoni më 16 korrik. Ndeshja e tyre e parë në Lojërat Olimpike është planifikuar për 25 korrik kundër Gjermanisë.

Lista e Italisë:

Marco Spissu, Nicolo Mannion, Stefano Tonut, Danilo Gallinari, Nicolò Melli, Simone Fontecchio, Amedeo Tessitori, Giampaolo Ricci, Riccardo Moraschini, Michele Vitali, Achille Polonara dhe Alessandro Pajola.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.