Basketboll

VASHAT KOSOVARE (U20) MPOSHTEN NË START NGA SLLOVAKIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Kosovës e kanë nisur me humbje tejet të thellë, Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers.

Ato janë mposhtur në ndeshjen e parë dhe hapëse të këtij Evropiani nga Sllovakia 71-38.

Realisht ndeshja nuk kishte ndonjë histori që vlen për tu cekur me sllovaket që dominuan ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe kështu triumfuan me meritë.

Vetëm Dea Pushkolli realizoi pikë dyshifrore te Kosova në këtë humbje, gjithsejt 12 sosh, derisa Diellza Dekaj i pati 7, Astera Tuhina 6, Anita Grainca e Agnesa Rrahmani nga 5 dhe Erjona Krasniqi 4 sosh.

Te Sllovaket në fitore e gjithë 120shja realizoi pikë e dalluan, Gréta Dohnanská me 14 pikë dhe Petra Oborilova me 11 sosh.

Dita e nesërme është pushim për vashat kosovare e të mërkurën ato takohen me Luksemburgun nga ora 17:00.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.