KOSOVA U-20 FEMRAT, ARRIJNË FITOREN E PARË NË EVROPIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Përfaqësueses së Kosovës U-20 e kanë arritur fitoren e parë dhe njëherazit të fundën në FIBA Women’s Challangers që u mbajt në Maqedoni.
Në ndeshjen e fundit të fazës grupore, vashat dardane kanë arritur që ti mposhtin nikoqiret e turneut, Maqedoninë e Veriut me rezultat përfundimtar 63-62.
Individet më të dalluara në këtë fitore të Kosovës sonte ishin, Agnesa Rrahmani me 18 pikë, Arba Hashani me 13, Tringa Ukaj me 10 e Sara Vraniqi me 8 pikë.
Kosova e mbyll grupin E të këtij Evropiani në pozitën e katërt me 1 fitore e tri disfata. U mposht nga Sllovakia, Luksemburgu e Rumania, derisa mposhti Maqedoninë e Veriut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.