Basketboll

KOSOVA U-20(M) MBYLL FAZËN GRUPORE ME HUMBJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 te meshkujt e ka mbyllur me humbje fazën grupore në grupin E të European Challengers.

Sllovakia është Kombëtarja ajo që ia shkaktoi humbjen e rradhës ekipit kosovar me rezultat të përgjithshëm 81-64.

Ndeshja ishte e ngushtë sidomos në pjesën e parë me sllovakët që shkuan në pushim me vetëm +2(32-30). Derisa në pjesën e dytë dallimi u bë në çerekun e katërt dhe sllovakët arritën fitore.

Te Kosova në këtë duel me lojë të mirë u dalluan, Fatlind Shoshi me 13 pikë, Don Polloshka me 11 e Drilon Shala me 10 sosh.

Te Sllovakia në fitore u dalluan, Jacob OConnell e Patrik Lukac me nga 15 pikë secili.

Kosova tash do ti zhvillojë edhe disa ndeshje të tjera gjatë ditëve të tjera për rangim final në këtë turne.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.