Basketboll

SLLOVENIA FITON DERBIN NDAJ SPANJËS, KUALIFIKOHET SI E PARA

Prishtinë(AsistiOnline) – Sllovenia e ka fituar derbin e fazës grupore ndaj Spanjës në Lojëra Olimpike.

Përkundër se ishin në minus gjatë tërë kohës, sllovenët në fund e përmbysën ndeshjen dhe iu gëzuan triumfit 87-95.

Vlatko Cancar ishte më meritori në këtë triumf të sllovenëve sot me 22 pikë, Mike Tobey pati 16 pikë e 14 kërcime, si dhe Klemen Prepelic shtoi 15 pikë.

Te Spanja s’mjaftuan assesi për fitore, Ricky Rubio me 18 pikë e Alberto Abalde me 14 sosh.

Sllovenia e mbyll grupin në mënyrë perfekte me 3 fitore nga po aq ndeshje të luajtura dhe kualifikohet në çerekfinale si e para, derisa Spanja kualifikohet aty si e dyta me 2 fitore e 1 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.