Prishtinë(AsistiOnline) – Lejson Zeqiri është basketbollisti i rradhës që prezantohet te skuadra e Prishtinës.
Qendra shqiptare nga Shkupi, është transferuar te Prishtina nga Beshiktashi dhe AsistiOnline.com ka mësuar se ky lojtar do të paraqitet me kryeqytetasit në formë huazimi nga klubi i madh turk.
Qendra 19 vjeçare 2.07 centimetërshe në edicionin që lamë pas, ishte paraqitur me ekipin e dytë të MZT Skopjes në Ligën e parë maqedonase, derisa ndër vite ka qenë edhe pjesë e disa grupmoshave të reja të Kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
AsistiOnline.com muaj më parë kishte raportuar edhe për një marrëveshje të lojtarit në fjalë (kjo edhe ka ndodhur) me Beshiktashin e në vijim ju ftojmë ta lexoni ju që nuk e keni parë.
/AsistiOnline.com/
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2021/06/01/ekskluzive-shqiptari-nga-maqedonia-prane-zyrtarizimit-si-lojtar-i-beshiktashit/



