Basketboll

JO LEHTË POR KALUESHËM, USA MPOSHT SPANJËN DHE KALON NË GJYSMËFINALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu siç ishte parashikuar, SHBA-të janë gjysmëfinalisti i rradhës në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Ekipi amerikan i udhëhequr nga tekniku me përvojë Gregg Popovich, ka arritur të triumfojë në çerekfinale ndaj atij spanjoll me rezultat 81-95.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante me pjesën e parë që u mbyll baraz 43-43, derisa në të dytën amerikanët morën kontrollin dhe fituan ndeshjen edhe pse jo lehtë.

Individët më të dalluar në këtë fitore të amerikanëve ishin, Kevin Durant me 29 pikë, Jayson Tatum me 13, Jrue Holiday me 12, Damian Lillard me 11 e Zach LaVine me 10 sosh.

Te Spanja s’mjaftuan për diç më shumë, Ricky Rubio me plotë 38 pikë e as Sergio Rodriguez me 16 e Willy Hernangomez me 10 sosh.

SHBA-të me këtë fitore kualifikohen në gjysmëfinale të Olimpiadës atje ku e presin fituesin e duelit, Australi-Argjentinë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.