Basketboll

MENDRIT ADEMI LARGOHET NGA PRIZRENI, KJO PRITET TË JETË SKUADRA E TIJ E RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar vushtrrias, Mendrit Ademi është larguar nga skuadra e Prizrenit.

AsistiOnline.com ka mësuar se me tu larguar nga prizrenasit, Ademi është ofertuar nga disa skuadra dhe tashmë ka vendosur për të ardhmen e tij.

21 vjeçari është transferuar te Vëllaznimi i Gjakovës dhe pritet që ky lajm të bëhet zyrtar shumë shpejtë edhe nga kuqezinjët.

Gjakovarët ditë më parë e konfirmuan mbetjen në Ligën e parë dhe se në edicionin e ri do të synojnë inkuadrimin në elitë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.