KOSOVA U16 RRADHIT FITOREN E TRETË, PËRKUNDËR MUNGESAVE TË SOTME
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U16 te meshkujt e ka arritur edhe fitoren e tretë me rradhë në European Challengersin që po mbahet në Prishtinë.
Djelmoshat e Kosovës arritën që përkundër 4 mungesave dhe me vetëm 8 lojtarë në parket të mposhtin Gjibraltarin me rezultat të thellë 19-96.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik me Kosovën që e dominoi duelin nga fillimi e deri në fund, duke arritur fitoren e tretë nga po aq ndeshje të luajtura.
Individët më të dalluar në fitoren e Kosovës sot ishin, Jon Ismajli me 23 pikë, Norik Binqe me 21, Rron Dah Syla me 17 e Eris Zeneli me 14 sosh.
Te Gjibraltari pikë dyshifrore realizoi vetëm, Matvey Luke Celecia 10 sosh.
Dita e nesërme do jetë pushim, derisa Kosova ndeshjen e katërt e zhvillon më 20 gusht apo të premtën ndaj Shqipërisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.