Basketboll

EKSKLUZIVE: IRMA KONJUSHA VAZHDON ME BASHKIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Irma Konjusha do të mbetet te KBF Bashkimi.

Njëra prej basketbollisteve më të mira vendore në Kosovë, Irma Konjusha e ka vazhduar kontratën edhe për një stinor me Bashkimin e Prizrenit, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com

Shumë shpejtë Irma pritet të konfirmohet edhe nga ekipi i Bashkimit si lojtare e tyre.

28 vjeçarja që ka përvojë edhe te Prishtina e Penza, në edicionin pranveror të stinorit 2020/21 ishte paraqitur te Bashkimi në 12 ndeshje me 10.2 pikë, 6.1 asiste e 4.3 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.