Basketboll

PRISHTINA TRANSFERON ISH-LOJTAREN E VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka shtuar në radhët e veta për edicionin e ri, një ish-basketbolliste të Vëllaznimit.

Bëhet fjalë për qendrën, Sarah Mgbeike e cila në edicionin e kaluar ishte pjesë e Vëllaznimit dhe me vashat gjakovare arritën ”play off”-in pas një kohe të gjatë.

Mgbeike me Vëllaznimin në 20 ndeshje pati mesatare prej, 24 pikëve, 20.7 kërcimeve e 5 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.