MORINA TREGON GJENDJEN TE YLLI, PARA ÇEREKFINALES NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi takohen sot në kuadër të çerekfinales së Superkupës së Kosovës.
Njëri prej lojtarëve kryesorë te therandasit, Gëzim Morina në një prononcim për AsistinOnline ka folur rreth përgatitjeve të skuadrës së tij, por edhe synimeve që kanë në këtë garë, por edhe në të tjerat kompeticione.
”Kjo Superkupë nuk na gjen në gjendje optimale, ashtu si edhe të ekipet tjera që marrin pjesë. Jemi praktikisht ekip komplet i ri nga ai i vitit të kaluar dhe na duhet kohë të komponohemi, gjithsesi është një trofe të cilin e synojmë dhe do ta japim maksimumin të arrijmë rezultat pozitiv. Ndër të tjera do jetë një tregim i gjendjes momentale dhe ndihmesë që ta dijmë se ku duhet të punojmë më shumë në vazhdim të këtik kampionati. Ne synojmë trofetë edhe sivjet në të gjitha kompeticionet në të cilat marrim pjesë”, u shpreh Morina para duelit të sontëm.
Ylli dhe Bashkimi takohen sonte nga ora 19:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.