ARTI HAJDARI MVP I FINALES SË SUPERKUPËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Arti Hajdari është shpallur MVP i finales së Superkupës.
Basketbollisti pejan në radhët e Prizrenit 16, ishte individi më i mirë me shifra dhe me lojë në finalen e fituar përballë Trepçës dhe me meritë e fitoi këtë çmim.
34 pikë (8/5 për treshe), 4 kërcime e 1 vjedhje topi, ishin realizimet e Hajdarit në duelin e sotëm ndaj Trepçës.
Prizreni-16 e fitoi finalen ndaj Trepçës me rezultat 90-81.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.