Basketboll

1 VIT NGA FORMIMI I LIGËS UNIKE

Një ëndërr e kamotshme u jetësua më 10 Shtator 2020 me nënshkrimin për formimin e Ligës Unike. Një Ligë e Përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll. Një ëndërr për shumë shqiptarë, që u finalizua me përkrahjen nga FIBA Europa.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari nënshkruan marrëveshjen historike mes basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Logo u prezantua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kishte shumë mysafirë të veçantë si Turgay Demirel, president i FIBA Evropës dhe ministret në atë kohë, Vlora Dumoshi dhe Besa Shahini.

Një lajm që pushoi mediat sportive në dy vendet. Një moment i shumëpritur për shumë shqiptarë. Një moment historik.

Viti i parë ishte i vështirë për shkak të pandemisë Covid 19 që pushtoi botën dhe ndali shumë gara botërore, por gjithsesi edicioni i parë u zhvillua në formë të Final 8. Rahoveci dhe Durrësi ishin qytetet mikpritëse, ku në fund triumfoi Golden Eagle Ylli, ndërsa Erjon Kastrati u zgjodh MVP.

Këtë vit janë paralajmëruar shumë risi, si Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga në konkurrencën e femrave, e shumë risi në vitet në vazhdim.

Shpresojmë që ëndrra të vazhdojë për shumë vite.

Komentet janë të mbyllura.