PËRFUNDON XHIROJA E 26-TË E SUPERLIGËS, FAVORITËT ME FITORE TË PRITURA
Prishtinë (AsistiOnline) – Në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së basketbollit kosovar, fitore shënuan kryesisht favoritët.
Të shtunën u zhvilluan dy takime. Trepça arriti fitore pa probleme, ndaj AFK Boreas, 155-60. Përderisa në po të njëjtën ditë, Rahoveci arriti të mposht Ponte Prizrenin, 69-89, në ndeshjen që u cilësua si derbi i ditës.
Ndërsa, xhiro’ja u mbyll me takimet e së dielës. Ku në derbin e xhiros, Z Mobile Prishtina arriti fitore më të lehtë se që priti ndaj Golden Eagle Yllit, 90-77. Përderisa, Bashkimi fitoi me shumë telashe, si mysafir i Lipjanit, 97-102.
Pas kësaj xhiro, Z Mobile Prishtina vazhdon ti prijë ‘valles’ së basketbollit kosovar, me po aq pikë, nga po aq ndeshje të luajtura. E pasuar nga, Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Bashkimi.
Komentet janë të mbyllura.