ÇFARË NDODHI NË INCIDENTIN PAS NDESHJES NË ”MINATORI” [VIDEO]
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryendeshja e xhiros së dytë në Art Motion Superligën e Kosovës, ndërmjet Trepçës dhe Prizrenit 16, nuk ka përfunduar siç është më së miri.
Menjëherë pas përfundimit të saj, ka ndodhur një incident ku ka qenë i përfshirë lojtari i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq dhe disa akterë nga klubi i Trepçës . Në lidhje me këtë incident , AsistiOnline ka siguruar videon dhe vendimin më meritor do ta japë FBK.
Deri më tani në lidhje me rastin ka reaguar vetëm skuadra e Prizrenit, që nëpërmjet një komunikate për media ka dënuar ashpër dhunën ndaj lojtarit të tyre Ivan Koljeviq.
Në vijim ju sjellim komunikatën e plotë dhe pa ndërhyrje të ekipit të Prizrenit 16.
”Kjo fotografi është ajo më së paku që i nevojitet sportit në tërësi. Kërkojm nga policia e Kosovës që të arrestuarit të dënohen me dënim meritorë dhe skenat e tilla mos tê përsëritën më. Për çdo kritikë puna e delegatit i cili lejoi të pranishëm më shumë shikues të cilët shkaktuan dhunën. Federata ka prova të mjaftueshme për këtë ngjarje, policia ka raportin si dhe kemi raportin e emergjencës që lojtari u dërgua në spital pas ndeshjes. Turp!”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Fotografitë e dërguara në adresën e AsistitOnline nga klubi i Prizrenit 16:
AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin në fjalë, sikurse për reagimin eventual të klubit të Trepçës, ashtu edhe për vendimet që do ti marrë FBK-ja.
[VIDEO E MOMENTIT TË INCIDENTIT]
Komentet janë të mbyllura.