BEQIRAGIQ BESON SE KAMPIONI DO TË KËNDELLET SONTE
Prishtinë(AsistiOnline) – Turko-boshnjaku që edicionin e kaluar fitoi dy trofe historikë me Golden Eagle Yllin, Adis Beqiragiq sivjet ka pësuar në tri duele me therandasit që në start.
AsistiOnline.com kontaktoi me të para derbit që skuadra e tij e luan ndaj Prizrenit 16 dhe ai u shpreh i bindur se skuadra do të reagojë në mënyrën e duhur pas humbjeve të fundit.
”Çfarë mund të shoh për këtë ndeshje është se ne po luajmë kundër një ekipi që po shënon shumë lehtë, ata luajnë shumë mirë kanë fituar Superkupën dhe janë motivuar. Por edhe ne besoj se nga kjo xhiro do këndellemi për të kapur një formë shumë të mirë dhe jemi shumë të gatshëm për të luajtur mirë. Kemi pasur vërtet probleme në shënim në ndeshjet e para që kemi luajtur, por do të bëjmë gjithçka për të pasur një formë më të mirë për të luajtur më mirë nga ky duel, për të shënuar por në të njëjtën kohë, për t’i bërë kundërshtarit të pamundur shënimin me fuqizimin e mbrojtjes”, tha Beqiragiq.
Ylli ndeshet sonte me Prizrenin nga ora 16:00 në kuadër të Art Motion Superligës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.