Basketboll

MONACO DEBUTON NË EUROLIGË ME TRIUMF TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me duelin mes Monacos dhe Panathinaikosit ka nisur edicioni i ri në Euroligën e basketbollit evropian.

Francezët e Monacos kanë triumfuar thellë ndaj grekëve në këtë duel startues me rezultat tejet të thellë 75-63.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Monacos sonte ishin, Danilo Andjusic me 17 pikë, Mike James me 11 e Donta Hall me 10 sosh.

Te Panathinaikosi me lojë të mirë u dalluan, Ioannis Papapetrou me 16 pikë e Daryl Macon me 13 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.