Basketboll

PRIZRENI 16 SFIDOHET NGA TË RIKTHYERIT NË ELITË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e ditës në xhiron e katërt të ArtMotion Superligës së Kosovës zhvillohet poashtu sonte në Therandë.

Prizreni 16 i bën konak Dritës së rikthyer në elitë në palestrën ”13 Qershori”, për shkak se ”Sezai Surroi” në Prizren është i zënë me vaksinime ndaj pandemisë covid-19.

Bardhezinjët edhe sivjet po luftojnë për kreun e tabelës dhe sonte synojnë fitoren e rradhës, derisa gjilanasit kërkojnë fitoren e parë në elitë pas rikthimit.

Ky duel që luhet sonte nga ora 19:00, transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.