Basketboll

PONTE PRIZRENI NIKOQIR I TREPÇËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte vazhdon xhiro’ja e 27-të e Superligës së Kosovës në Basketboll.

Sfida kryesore e ditës, pa dyshim që zhvillohet në ”Sezai Surroi” të Prizrenit. Skuadra e promovuar sivjet në Superligë,Ponte Prizreni e pret Trepçën mitrovicase, takim që premton rivalitet të madh në parket.

Ponte Prizreni kërkon fitore, për të vazhduar luftën për pozitën e 4-të. Ndërsa, Trepça synon që me fitore të hyjë në ”Play Off”, sa më e motivuar.

Ky takim nis në orën, 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.