Basketboll

EKSKLUZIVE: GERTI SHIMA PENSIONOHET PUBLIKISHT NË ASIST [VIDEO+LAJM]

Pse zgjodhi ASISTIN per t'u pensionuar?

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve më të suksesshëm në histori të basketbollit shqiptar, Gerti Shima ka qenë i ftuar në ASISTIN 466 i cili ka qenë special sonte.

36 vjeçari nga Tirana ka bërë të ditur ekskluzivisht në ASIST, lajmin për pensionimin e përhershëm të tij nga basketbolli aktiv.

Se çfarë tha saktësisht Shima, lexojeni në pjesën e mëposhtme:

”Është kënaqësi që për herë të parë, zyrtarisht po e ndaj me ASISTIN, sepse ashtu siç më ke ndjekur ti mua(Agon) që në hapat e parë të karrierës edhe une doja që një mënyrë të ta ktheja atë borxh për ato fjalë të bukura që ti i ke thënë për mua. Nga data 7 shtator e këtij viti në momentin që unë jam emëruar si sekretar i përgjithshem i Komitetit Olimpik të Shqipërisë dhe shumë pyetjeve që duhet t’ju kthej përgjigjje, po e bëj sonte: Unë nuk do të jem më pjesë e basketbollit të luajtur, më duket sikur e thash shumë shpejtë, sepse 21 vite karrierë të mbyllen me 1 fjalë, domethënë të tillë që po shkëputem, është pak, por që gjithmonë është e vështirë kjo pjesë. Ka ardhur momenti që të tërhiqem dhe nuk jam pishman për asnjë gjë, sepse kam pasur shumë të mira, shumë benifite, shumë trofe por edhe po themi mërzitje në qoftë se mund ta them, lodhje, sakrifica të cilat për këto 21 vite më kanë shoqëruar mua, poashtu edhe familjen time dhe kështuqë ky është momenti”, u shpreh Shima.

Pjesët ku Shima flet per pensionim dhe arsyejen pse e zgjodhi ASISTIN, për ta kumtuar këtë lajm i gjeni në videon e mëposhtme nga minutat 3:30 e deri më 5:15:

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.