Basketboll

KAMPIONI I SHQIPËRISË PËRBALLË NËN-KAMPIONIT TË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e dytë e ditës në xhiron hapëse të Ligës Unike të basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, luhet sot në Durrës.

Kampionja aktuale e Shqipërisë, Teuta e Durrësit në këtë duel do ta mirëpres nën-kampionen e Kosovës, Pejën.

Të dyja ekipet tashmë e kanë nisur edicionin në garat vendore me Teutën që ka bilanc prej 1 fitore 1 humbje dhe Peja që është lidere në Kosovë me 6 fitore e 1 humbje.

Sfida fillon nga ora 17:00, derisa për transmetuesin e ndeshjes ende nuk ka informacione zyrtare.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.