Basketboll

NDESHJA E FUNDIT E XHIROS NË UNIKE, ZHVILLOHET SONTE NË SHKODËR

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e xhiros historike të Ligës Unike, zhvillohet në qytetin e bukur të Shkodrës.

Skuadra e Vllaznisë e pret në Palestrën e vet ”Qazim Dervishi” kampionin e Kosovës dhe fituesin e fundit të Ligës Unike, Golden Eagle Yllin nga Kosova.

Shkodranët aktualisht janë liderë të elitës shqiptare të basketbollit me 2 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa Ylli në Kosovë ka bilanc negativ me 3 fitore e 4 humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në RTSH.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin pas çdo çereku, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.